Je
Mungesë
që më fle në gji,
nostalgji
e qiellit që mbyllur kam në sy,
aty ku mbuloj distancën
për t’u afruar me ty…
Je peizazh i brendshëm
në jetën time me dëborë,
shenjë drite,
e kuqegjaku në akullnajë,
gjurmë që puth
gjymtyrët e mia,
ende të mpira
nga rruga e ëndrrës…
Je dashuri nga ajo
që nuk njeh shpjegime,
dashuri që fsheh përgjigjet
brenda një britme…!