Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMark Gjetja-Kur u Ndamé.

Mark Gjetja-Kur u Ndamé.

Kur u Ndamé.

Ah ,kur u ndamé,çdo gjé ndryshoi,
toka mu kéthye, në shkretëtirë,
dhe deté i gjére, sikur shterroi,
hapsiré e qiellit ,mu.duk e nxiré.


Mbi valé té detit ,u njohém bashké,
nga bjeshkët zbrite ,si një sorkadhe,
si né éndérra ,pérkundeshim mbi dallgé,
e bregut vraponim, sikur hidhnim valle.


Ai hapi yt si një fllad i lehté,
e puthte ëmbël réren e bekuar,
néper valé notoje qeté qeté,
e gjokseve tona ,zemrat përqafuar.


Me diellin në mëngjes, lindi dashuria,
stuhitë e jetës,na kanë rrëmbyer,
rreth zemres ténde, duart e mia,
e puthjet tona ,mé kané mallengjyer.


Si një ikonë me del perballé,
e udhët e mia i mbushé me dritè,
në lugina të shpirtit ,ti derdhë veç mallé,
bukuria jote ,me ka mahnité.


Një ditë, mund të shihemi pérseri,
e gjaku fytyrës ,do té vershoi,
ndoshta një tjetër ,do keshë përbri,
e sytë e mi ,mjegulla do mbuloi.


Buzët ngjyrë vishnje ,mé kané munguar,
me shikim të émbel ,do mé pércjellésh,
në gjumë té shoh, sikur jam zgjuar,
mé kujtohen krahët , supeve hedhur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT