Saturday, August 9, 2025
BallinaLajmePër të tetën ditë me radhë vazhdojnë kërkimet për gruan që dyshohet...

Për të tetën ditë me radhë vazhdojnë kërkimet për gruan që dyshohet se është hedhur nga ura e Fshajt

U bë një javë që po vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt, në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta për Telegrafin tregoi se ende nuk është gjetur trupi i gruas që ra nga ura e Fshajt.

Kërkimet ende po vazhdojnë. Deri më tani nuk ka ndonjë gjetje”, ka thënë Graishta.

Ndryshe, tri ditë më parë Forca e Sigurisë së Kosovës, patën njoftuar se kërkimet janë duke vazhduar kërkimet për 59 vjeçaren e zhdukur.

Po ashtu policia pati bërë të ditur se të premten e javës së kaluar një femër e moshës madhore ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë dhe se të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT