Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--ËNDËRR MASHTRUESE

Enertin Dheskali–ËNDËRR MASHTRUESE

-ËNDËRR MASHTRUESE-

Çfarë emri mban vallë në shpirt ti,
Vajza “e brishtë” që desha aq shumë,
Me cilin emër të thërret mëngjesi,
Me cilin emër hëna të ve në gjumë?!


Ti që xhelozohesh deri në çmenduri,
Edhe pse unë kam vetëm një emër,
Më thuaj çfarë emri e fytyre ke ti,
Çfarë dreq ndjenjash bluan në zemër?!


S’di sa adresa ke, pas sa emrash përgjon,
Lodra miqësish që mbajnë era tradhëti,
E pastaj si të më kesh pronë xhelozon,
Fshihesh e del, luan pa skrupuj me djallëzi.


Unë një fytyrë kam e me të do të vdes,
Dhe zemra do më rrahë veç për ty,
Të nxjerrësh fytyrën e vërtetë po pres,
O ëndërr mashtruese e natës pa sy…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT