Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritXheladin A. Çitaku-FILLIMDITA IME

Xheladin A. Çitaku-FILLIMDITA IME

FILLIMDITA IME

Në qoshen e majtë të kafenesë, çdo mëngjes rri
në ulësen e fundit, atje tek muri i dekoruar,
pi kafenë e mëngjesit, shkujdesur në skemli,,
pres kohën që të vie, punën për ta filluar.
*
Kafenë s`e pi ngadalë, se më pëlqen e nxehtë,
filxhanin e boshatis, si rutinë e përditshme,
dhe më vjen një muzikë me tinguj të lehtë,
melodi që largon melankolinë e bezdisshme.
*
Në kafene jam përditë, pikërisht në ora shtatë,
ditët, gjithnjë, riciklohen veç me emra të tjerë,
qoftë ditë e shkurtër në dimër, a në verë e gjatë,
ulur në qoshen e majtë, aty do më gjeni përherë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT