Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-TI MBETESH E VETMJA DASHURI

Brixhilda Dede-TI MBETESH E VETMJA DASHURI

Kapitulli XX

TI MBETESH E VETMJA DASHURI

Atë mëngjes u zgjua tepër e turbullt.Mendimet vinin e iknin si batica = zbatica e brenda vetes nuk gjente forcë për tu çuar nga shtrati. Shumë pikpyetje si sprovë i vërdalloseshin kokës, por asnjë zgjidhje e mundshme.

Iku treni i jetës mendoi, nuk e kapa dot.

Në stacion të vetmisë tashmë heshtja përqeshur më kamzhikos e tret. Kthyer durimin në amanet.

Të vdesësh një herë është njerëzore.

Ne kemi vdekur shumë herë gjatë lidhjes sonë.

Pas ringjalljes i kemi thënë vetes, hajde përsëri të më vdesësh edhe një herë.

( Është si ajo shprehja;=Me ty nuk bëj dot por as pa ty nuk mundem).

Fjalët e tua, pëshpëriste si ta kish përballë Minanë,= therrin deri në kockë.Por, unë i filtroj, mbajtur esencën e tyre. Përpiqem të të harroj, kur ti vërshon vrullshëm dejeve të mija.

Befas u ndie të lëkundej tastjera e kompjuterit.

Përcillej, mesazhi i fundit.

Luiza Mile!

Unë nuk të pata sharë e as ofenduar kurrë, pavarësisht dyshimeve dhe akuzave të tua.

E di që më do e të kam dashur sa askënd në jetë.

Tani dua të jem vetëm i zotit.

Kam kohë që studjoj Biblën dhe kam vendosur ti mbetem vetëm zotit.

Mos u trishto!

Këtë zemër s’ ka femër ta mari kur se ke as ti.

Unë e di sa luftë kam bërë për tu shkëputur nga dashuria jote. Një planet që s’ më takon ta marr, sepse ti më ke dhënë shpirtin, botën e gjithçka.

Je pengu më i madh në jetë.

Ja ke kaluar ç’ do dashurie.

Dhe të më vrasësh, jam me ty, nuk të kthej dot ç’ farë më ke dhënë.

Por, tani dua të jem me perëndinë.

Rëndësi ka që këtë Mina as e kishte, as e ka kush.

Me ty i mbylla të gjitha dashuritë.

Jam miku yt përjetë edhe në ferr të përfundoj.

Tek ty, kisha gjetur veten. Atëherë nuk ecja, fluturoja.

Tani lutem të shpëtoj shpirtin.

Mëkatet, janë njerëzore të këmbëngulësh është djallëzore.

Thonë,= dashuritë janë tokësore.

Ne u lindëm, për dashuritë e mëdha, të përjetshme,ato të dhimbshmet që rrallë njerëzit u rezistojnë.Sepse janë hyjnore.

Nëse më ke dashur dikur, duaje veten, beso, shpreso, bëhu lumturi, bëhu dritë e së ardhmes.

Të lutem e dashur bëje për mua!!

Jam i sigurt në forcën tënde të brendëshme.

Ti do të ecësh shumë lart, pa më pasur më mua në krah.

Gjithë bota do të vijë rreth teje,

Ti je një yll që kurrë s’ do të shuhet.

Ti je, hyjni e dashur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT