RASTËSISHT…
Ç’desha që kalova rastësisht
Nga rruga ku dikur shkoje ti?!
Nën qiellin e përhimtë
Ndjeva një shkrepëtimë
Dhe diçka si aritmi,
Kur dikur më shfaqeshe ti!
Ndjeva erën e djegur
Të fustanit transparent ngjyrë kremi
Dhe një puhizë pranverore
Që më tha: Erdhe?!…
Dhe fryu një erë zefiri
E përlau gjithshka
Qoshes së dikurshme
Ku ne të dy ngjatjetoheshim rastësisht
E “rastësisht” bëheshim figura
Të rrëmujshme…!