Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeFerizaj, mjeku kujdestar në Emergjencë sulmohet me thikë nga një person

Ferizaj, mjeku kujdestar në Emergjencë sulmohet me thikë nga një person

Punëtorët shëndetësorë jo rrallëherë kanë qenë cak i sulmeve e kërcënimeve nga pacientët e familjarët e tyre të cilët shpeshherë i kanë akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Raste të tilla janë raportuar jo vetëm në spitale private, por edhe në ato publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku një mjek është futur në sherr me një person, i cili dyshohet se tentoi edhe ta ther me një mjet të mprehtë.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për mjekun A.Z, i cili sipas informacioneve të para është përfshirë në rrahje me të dyshuarin I.R, (22-vjeçar), i cili dyshohet se u kap me mjekun pas një mosmarrëveshje verbale.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari I.R. ka tentuar edhe ta godas me thikë mjekun, por që kolegët e tij arritën të intervenonin dhe ta ndalonin të riun, i cili për pasojë përfundoi në pranga të Policisë.

Posa rasti është denoncuar, i riu është arrestuar dhe shoqëruar në stacion, ndërsa mjeti i mprehtë u konfiskua me rastin e kontrollit policor.

Deklaratë për rastin ka dhënë edhe mjeku që u përfshi në rast, i cili është intervistuar në cilësinë e viktimës.

Ndaj të dyshuarit I.R, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit policor, nën dyshimet për veprën penale “Sulm nda personit zyrtar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT