… Një jetë të dy bashkë.
Sa beteja në emër të Jetës jane fituar.
Edhe sot kur i shikon që ecin ashtu qetë qetë në rrugët e lagjes tonë tregojnë sa shumë i përkasin njëri tjetrit.
E di deklaraten e tij të dashurisë për shoqen e jetës.
Pak fjale tha shoku im, por unë nuk mund të mos e thurr me atë mirënjohje për të dy:
Ti je për mua copëza e Mallit që sa herë të kam larg aq më shumë të dashuroj.
Ti për mua je ajo pikëza e Lotit që rrëshqet ëmbël në faqen time dhe formon gërmën e emrit tënd….
Ti për mua je copëza e Qiellit që më përket vetëm mua.
Ti je edhe valëza e Lumit dhe vjen ëmbël në gjoksin tim.
Ti je edh Zogu në fluturim të përhershëm dhe në darkë vjen e çlodhesh në folenë time të ngrohtë.
Ti je Ylberi që del aq bukur në kohen me shi me gjithë madhështinë e ngjyrave të tij.
Ti je Qershia e pjekur në fillim pranvere me lëngun e ëmbël të dashurisë.
Ti Lulja më e bukur në Lëndinen e luleve të malit.
Ti je Ëndrra ime e përjetshme…
…..Të dy të kapur dorë për dore ashtu të zhytyr në botën e tyre, Ata humbën në thellësi të rrugicave të lagjes tonë….