Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala-Shpresoj një ditë

Xhemajli Shala-Shpresoj një ditë

Shpresoj një ditë

Përherë në moshën
E fëmijërisë
Ëndërroja një ditë
Diellin e përqafoj

Kjo ëndërr
Mbetur në sirtarë
Kurrë s’arrita diellin
E jetës ta takoj

Më thanë ky diell
Është dielli i jetës
Në realitet dhe
Në horizontin e largët

Ëndrra e shkretë
Mbetur edhe sot
Peng nuk arrita
Kurrë diellin të takoj

Por jetoj me shpresë
Një ditë këtë diell
Do e takoj nuk di
Kur do vije ajo ditë
Unë ende shpresoj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT