Këngëtari i njohur Mc Kresha është emëruar si menaxher i radhës i skuadrës së njohur të ligës së parë Phoenix, shkruan Gazeta Metro.
Së fundmi Kresha ka dëshmuar edhe më shumë për talentin dhe pasionin e tij për futbollin, duke përfunduar procesin e licencimit për kategorinë C të UEFA-s.
Ne, e kemi parë shpesh reperin e njohur duke bërë analiza të ndryshme sportive dhe duke sjellë syrin e tij të mprehtë për detaje në lojën e futbollit, ndërsa tani ai ka mundësi të dëshmoj talentin e tij edhe më shumë.
Në lidhje me menaxhimin e tij, lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Phoenix me një foto të publikuar në faqen e tyre në Facebook, ku shihet tashmë edhe menaxheri MC Kresha.
Me kënaqësi i’u njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral.E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu. Zyrtarzimi behet ne ditet ne vijim!” është shkruar në njoftimin e tyre në facebook