Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritRifat Ismaili-HAPI PERDET

Rifat Ismaili-HAPI PERDET

HAPI PERDET

Hapi perdet të fillojë loja e jetës
Shkopsitja këmishën gruas së mëngjesit
Bëj një kupolë të thurur me tjegulla rrezesh
Me thithkat qumështore të ditës lehonë të dehesh…


Hapi perdet dhe bëhu personazh i vetes
Imito si i rangut princër e mbretër
Grindu nga pak dhe përgënjeshtro Hamletin,
Si Moisiu ndaj ne dysh dhe detin…


Hapi perdet dhe ndrysho skenarin e gënjeshtërt
Fto në lojën e aktrimit perënditë e Olimpit
Fito zemrën e Ledës që iu nënshtrua mjellmës
Ngjyej me pak mjaltë buzët e Afërditës…


Hapi perdet e dijes dhe së vertetes
Ulu dhe medito tek kembet e Arkimedit
Provo të shqyesh me dhembë zemerimin e Poseidonit
Zgjati dorën Odiseut mos ta rrëmbejnë,


Kënga e erërave dhe joshja e sirenave,
Pastaj hidhu mbi flakët ku digjet Galileo
Ngrije te paprekur lart mbi qiell…
Hapi perdet të shpëtosh veten


Zhytu thellë në erresirën e detit
Nxirr ne breg thesaret e pagjetura
Dashurisë bëji nga dritat një skeptër..
Hapi perdet e thellësisë së vetes
Me busullën e Kolombit zbulo vise të pagjetura


Ngarend pas Muzës dhe burgose në zemër
Thuri fjalë të lashta e të magjishme prej poeti…
Hapi perdet të mbushesh me frymë, të drenosh venat
Shpërndaji retë e marrëzive që të kanë pushtuar


Me shpatë fjalësh depërtoju hijeve të errëta në zemër
Si Piter Pan luaj e përqeshe pa frikë vdekjen..
Hapi perdet mëdysh siç hapet një zemër
Lër një fjalë dashurie si diamant atje brenda,


Me poezinë dhe fjalën ndërto kështjella
Shkruaj emrin tënd me gjest prej heroi dhe vepra…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT