Ne nje koder te gjelberuar jo shume larg nga qyteti, shtrihej nje fshat i veçante. Kete do ta kuptoni kur t’u rrefej historine. Fshati ishte si nje vizatim i bukur. Çdo element i tij ishte si i perrallte. Shtepite ishin te vogla, te ndertuara thuajse njesoj: me çati te kuqe, dritare te vogla, te zbukuruara me perde te qendisura me grep dhe dyer te bardha. Mbi çdo dere kishte nje mbishkrim qe ne pamje te pare dukej i çuditshem. Ju thashe qe eshte fshat i vecante, ndaj me ndiqni. Fshati ishte mjaft i vizituar nga turiste, jo vetem per natyren e bukur piktoreske ku ishte ndertuar, por edhe per menyren sesi e jetonin jeten banoret e ketij fshati si edhe lumturine qe kishin nëpër familjet e tyre. Ata ishin gjithmone te qeshur dhe po aq te dashur. Per hir te se vertetes, ne fakt, etiketat ngjallnin pak kuriozitet e diskutime per vizitoret. Ne to ishin te shkruara jo emri i familjes por nje epitet qe e personalizonte kete familje, si psh: “punembaruari”, “duararta”, “zëbilbili”, “symprehti”, “kembeshpejti”, “flokearta”, “miresia”, etj etj. Te gjithe kur kalonin, ndalonin dhe lexonin duke u perpjekur te kuptonin edhe historine e asaj familjeje qe krenohej me epitetin qe i personifikonte. Largoheshin te kuriozuar dhe te qeshur. Kishte prej tyre, edhe nga ata qe mendonin qe njeri nga anetaret e familjes e kishte fituar kete epitet ne konkurset qe zhvilloheshin hera heres ne ate fshat turistik, i cili shquhej per panairet qe bente dhe pas cdo konkursi shpallej edhe çmimi fitues per punet qe ato prezantonin për pjesëmarrësit. Kete turistet e mesonin vetem nese lexonin guiden qe ishte vendosur ne hyrje te fshatit. Ata i ftonin edhe vizitoret te beheshin pjese e ketyre panaireve, duke i bere keshtu te ndiheshin te mireseardhur ne familjen e tyre te madhe, sepse te gjithe banoret ndiheshin si nje familje e perbashket e kete e tregonte me se miri çdo element i fshatit tone te vecante. Edhe oborret e shtepive ndaheshin me njera tjetren jo nga gardhe te larta , por nga lule, madje çdo shtepi kishte lulen e e saj karakteristike dhe keshtu te gjitha oborret nga larg perbenin nje ylber shumengjyresh. Rrugicat e fshatit edhe pse te vogla ne madhesi, gumezhinin nga zerat e femijeve, madje deri ne mbremje vone, duke bere qe portat e shtepive te qendronin te hapura, derisa ata te perfundonin lojen e tyre, kjo sepse, femijet hynin e dilnin per te pire uje ne cezmat e oborrit me te afert kur djersiteshin nga loja. Per to s kishte rendesi ku hynin, mjafton te freskoheshin dhe te rrembenin nje frut nga oborri e te ktheheshin serish ne lojerat e tyre. Nje nga femijet capkene te kesaj lagjeje prej perralle, ishte Zana. Ajo ishte e dashur me te gjithe banoret, shoket e shoqet, por edhe me kafshet e insektet qe banonin me to dhe argetoheshin se bashku. Ajo se bashku me femijet e tjere luanin deri vone ,dhe kur afronte koha e zgjimit ishin teresisht te dembelosur e nuk u hapeshin syte per ne shkolle e ashtu te pergjumur ngriheshin nga shtrati me pertim, ndersa Zana nuk e kishte kete ndjesi sepse zgjimet e saja nuk ishin te nje oreje me zile, as te kenges se kendezit, apo qortimeve te mamase per vonesen, por nga ledhatimi i purpurt i kraheve te nje fluture e cila ishte strehuar ne dhomezen e saj prej disa ditesh, e cila nuk po largohej edhe pse hapej dritarja. Ajo çdo mengjes i ulej mbi syç֛kat e mbyllura dhe perpelitej mbi to duke e gudulisur, si per ta marre me te mire qe te zgjohej pa pertese. Kishin filluar pushimet verore dhe Zanes I pelqente te flinte ne mengjes, por flutura se linte rehat, dukej se dicka i kerkonte, sepse sillej me shpejtesi dhe me levizje te çorientuara, por Zanes i ngjante se ajo donte te luante me te.Ende se kishte kuptuar gjuhen e saj. Nje mengjes, teksa ajo ferkonte syte e pergjumur, nuk e ndjeu prezencen e saj mbi qepalla e nga gudulisja e pushit te saj, syte iu kruajten aq shume, sa e ndjeu pushin e kraheve te saj te ngjitur neper duar. Mendoi e tmerruar qe e shtypi. U ngrit rrembimthi. E mori menjehere ne dore dhe pa qe ajo perpelitej me shpejtesi sikur ti dhimbte i gjithë trupi. Oh, sa keq u ndje Zana! Sa u tremb! A thua do te ngordhte mikesha e saj e mrekullueshme? Më në fund e kuptoi se flutura kishte ardhur tek ajo per te kerkuar dicka. Çfare valle? E shqetesuar u fut ne mendime se si mund ta kuptonte. Çfare te ishte duke i kerkuar ne gjuhen e saj flutura kraheshkruar? Me fluturen ne dore u nis drejt lendines se fluturave, mendonte se duke qene me shoqet prane, ato do ta kuptonin e ndihmonin. Teksa vraponte, ndaloi per t’u çlodhur nen hijen e pemes me kurore te madhe e lule te çelura ne çdo stine, qe e therrisnin Pema e vetmuar, megjithese mbi te kishte gjithmone blete dhe flutura qe ushqeheshin nga ajo. Ajo e kishte transformuar trungun e saj shekullor, ne shtepine e insekteve te vetmuara ose sic quhej ndryshe “hoteli i insekteve”.
Kishte sakrifikuar trungun e vet duke i lejuar ato t ia benin vrimeza vrimeza ose ndryshe dhomeza dhomeza, ku strehoheshin në ditët me shi dhe në dimër. Fale bujarise se Pemes ato kishin nje fole dhe shoqeri. Si ta kuptonte Zana se flutura kraheshkruar ishte banore ne kete peme dhe po i kerkonte te shkonte pikerisht aty, duke qene se i kishte mbaruar ushqimi ,liria dhe shoqeria? Zana u ndje serish keq qe se kishte kuptuar mesazhin e saj, por gjithçka u harrua menjehere sapo flutërza jone shkoi prane pemes, ajo u gjallerua e nisi fluturimin ne drejtim te shoqeve te saja, te cilat dolen dhe e priten duke e rrethuar plot dashuri. Sa shume ishin frikesuar edhe ato për fatin e shoqes së tyre! Edhe “pema e vetmuar” e mirepriti duke tundur kuroren e luleve. Puhiza e eres e shperndau aromen dehese te luleve te saj ne gjithe fshatin. Shtepite perreth u mbushen jo vetem me aromen luleve, por edhe me flutura shumengjyreshe dhe blete qe zukasnin te lumtura. Ato zbriten ne sheshin e fshatit turistik e po vallezonin nje koreografi shume te bukur deri ne agim duke i defryer te gjithe turistet, te cilet te mahnitur nga ky spektakel ngjyrash nxitonin te fotografonin cdo moment te ketij ylberi ngjyrash dhe emocionesh qe kishte pushtuar ate fshat te vogel e të magjepsur. E nesermja filloi me gezim per te gjithe, sepse secili tashme ishte ne shtepine e tij i lumtur e i gezuar,sepse lumturia e secilit, buron aty ku banon familja jote. Familja e flutures sone ishte ajo peme e vetmuar bashke me fluturat dhe bletet banore ne te. Ah, se harrova t’u tregoja nje veçori te pemes sone. Ajo ne çdo stine, ndryshe nga pemet e tjera qe zhvisheshin ne vjeshte, ishte e lulezuar dhe i’u falte njerezve pranvere ne shpirt. Te gjithe kur kalonin aty cuditeshin qe ajo ishte ndryshe nga shoqet e saja. Ishte aq e privilegjuar, po pse valle? Gjyshet e sokakut, teksa femijet uleshin prane tyre per tu çlodhur nuk i kursenin mesimet e tyre. Ato i tregonin se kush fal miresi, eshte i bekuar me begati dhe bukuri te perjetshme, njesoj si pema jone. Ajo kishte lejuar te kthehej ne shtepine e insekteve pa familje qe e ndertonin aty familjen e tyre. Ne kembim te falenderimeve dhe mirenjohjes per bujarine e saj insektet i ofronin shume sherbime, i largonin krimbat, e pastronin nga larvat, e i ofronin shoqeri qe ajo te mos ishte e vetmuar. Fale ketij bashkepunimi, ajo tashme ishte e lulezuar dhe e shendetshme ne cdo stine duke e kthyer ate ne nje atraksion per shume turiste qe e fotografonin, pse jo edhe per shume piktore qe e vizatonin per te zbukuruar keshtu mjaft shtepi me pamjen e saj. Nje nga keto vizatime po diskutohet qe te behet emblema e ketij fshati qe do te varet ne hyrje te tij, ndersa pema do te pagezohet me emrin e ri: “Pema e stolisur” dhe jo me “Pema e vetmuar”, sepse kush dhuron nuk eshte kurre vetem. Thuhet se nen bukurine e kesaj peme moren frymezim edhe shume krijimtari artistike, nje prej te cilave eshte edhe rrefenjeza jone. Korrik 2023