ARDHJE VIGANI
(Heroit Kol. Tahir Zemaj)
Mirë se erdhe Komandant!
Po ndriçon në Bronz si Diell.
- Mirë se erdhe o Vigan!
Të thot Peja o Kolonel!
Bashk me Ty na erdh Legjenda,
e Strategut Luftëtar,
edhe Shqipja me dy krena,
nj´atë Kronikë e ktheu n´Ditar!
Nder i madh qytetit tënd,
iu bë sot me k´të Shtatore,
Ti jeton n´libra e n´këngë,
në Sagë Sagash Arbërore!
Historia në një kapitull,
ty kryefjalë t´ka o Vigan,
me gërma t´mëdha iu vua titull
n´Epokë Nderi Rugovian!