Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit: Gjenden pa shenja jete dy persona

Lajmi i fundit: Gjenden pa shenja jete dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Obiliq dhe Matiqan.

Në rastin e parë në Obiliq, policia pas marrjes së informatës nga dëshmitarja, se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në rastin tjetër në Matiqan është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT