Sunday, June 29, 2025
BallinaLajmeMbahet ‘Festa e Grurit’ në Maliq, banorët prezantojnë gatimet tradicionale në panair

Mbahet ‘Festa e Grurit’ në Maliq, banorët prezantojnë gatimet tradicionale në panair

Për të mbajtur gjallë kulturën e kultivimit të grurit edhe tek brezat e rinj, Maliqi i qëndroi besnik edhe këtë vit “Festës së Bukës së Re”.

Me këngë e valle popullore, fermerët e Maliqit festuan daljen e bukës së re. Festa tradicionale e Grurit, u mbajt në fshatin Drithas të ri, duke e kthyer atë në epiqendrën e aktiviteteve.

Kjo ditë, mblodhi bashkë dhjetëra banorë të zonës dhe jo vetëm, të cilët shijuan gatimet tradicionale të prezantuara nga amvisat në një panair.

Festa e Bukës së Re në Maliq, një ndërthurje mes prodhimeve të grurit, veshjeve tradicionale, këngëve, valleve dhe mikpritjes, është një traditë e zonës, e cilësuar edhe si një nga hambarët më të mëdhenj të grurit në vend.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT