Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Ç’kohë bë(ri)n…?!

Teuta Beqari Osmani-Ç’kohë bë(ri)n…?!

Ç’kohë bë(ri)n…?!

Kur ne filluam krasitjen
Duke prerë drurët e degëve pa sytha
E prisnim pranverën në kohë hëne të re
Gjithçka për ta kish rënë një re
Ku u zuri sytë të shihnin se ç’kohë bën!


Dhe i zuri bryma e kohës së vontë
E prisnin ndoshta t’i dilte ballë një Zot
Mëndjes së ngushtë e të mangët…
Përtej parashikimeve të të verbërve.
Dhe çfarë?!
Kur na panë
Zurën të thërrasin urraaa
U qorruan të shohin të vërtetat frutaaaa!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT