Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-RELIKË FATESH

Valbona Kolaveri-RELIKË FATESH

RELIKË FATESH

Relikë fatesh
Varen qafore trotuaresh
Pa ngjyrë,
Nën dihatje,
Pa frymë

Që lëmoshken
Pa gjurmë,
Ditësh me shi
E tkurren nga ecejake
Që vetëm shkojnë
E nuk vijnë
Kësaj toke

Ku mungesa
Të kopsitura
Në regjistra zemre
Qajnë mallin e harruar

S’ka më zgjime,
As sy që ndrijnë,
Veç brenga
Moskthimesh
E përqafje në mungesë

Der kur ikjet
Do të duhen më shumë
Perëndimet do shfaqen
Në fytyra kalash
Që veç gjokset mbajnë jashtë
Dhe lehonat bërtasin për të bijtë

Kur të vini
Mos më këndoni
Vetëm këngën bij
Rozafat po qanë

Gjinjtë lëngojnë,
Po kullojnë gjak
Nëse s’ju shoh këtu
Të qeshni
Muret do t’më bien.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT