….”Puthjet mëkatare të drithërojnë, se njëlloj si atëherë do ti ndjesh…..!!!”
….. Befas u takuan perseri ne qytetin e tyre te vogel, buze lumit, ne nje mbremje fillim vjeshte, ne ato xhirot e zakonshme ne fund jave. Ajo me familjen e vet dhe me djalin, me bashkeshortin prej krahu. Ai me familjen e tij, me bashkeshorten dhe vajzen prej dore. Te dy shkembyen veshtrimet e tyre, syte e perballuan me zor tere ate ngarkese emocionale. Ata e dine se cfare i thane njeri tjetrit. Vazhduan rrugen ne drejtime te kunderta.
A thua kaq ishte ky takim i rastesishem?
Pasi erdhen rrotull bulevardit, kaluan dhe u varen perseri poshte u drejtuan ne lokalin nga me te mire te qytetit “Antigonia”.
I pari u ul ai me familjen e tij. Diku nje tavoline larg deres kryesore. Pas pak edhe ajo me familjen e saj erdhi te darkonte ne ate lokal.
Ky lokal dikur sherbente edhe si pike takimi i atyre mbremjeve te bukura te kendshme plot variacione.
Ajo me kujdes u vendos ne tavoline ne menyre, qe terthorazi mud te shkembenin veshtrime.
Midis tyre filloi nje dialog ne distance, por shpirterat e tyre perpeliteshin .
-Sa here te ka ndodhur te kujtosh ate kohe te shkuar, ato caste aq te bukura.
Jam i bindur qe nuk mendon se koha, bashke me kujtimet qe mbart me vete jane mbuluar me pluhurin e harreses.
Ja sot nuk u shmangesh dot. Pikerisht ne keto momente kujtimet nga pluhuri lakuriq i xhveshi.
Apo jo mikja ime?
E shikoj si lufton tani me kohen e shkuar..
Ja sot ne keto caste qe jemi kaq afer, ajo kohe erdhi midis nesh, ti mos u tremb, se ajo kohe nuk eshte harruar, fle e strukur diku aty ne thellesi te shpirti tend dhe timin.
E di je gati edhe me ze te mohosh ate kohe, se dikur ishe ti ajo pasionantja ne shtrat e xhveshur lakuriq, dritheruese, ne pushtetin e puthjeve aq te zjarrta mekatare.
E di qe tani re ne dritherimat e puthjeve si flaket e zjarrit aty ne ate strehen e vecuar, kur leshoje trupin.
Me kot e mohon duke thene me vete:
-Nuk isha une ajo, dikush tjeter ishte.
Por te tradheton buza qe nuk te bindet qe dridhet,mimika e fytyres, floket qe mundohesh te mbulosh fytyren qe ka marre aq afsh tani.
Me kujdes kthen koken ne drejtimin tim:
-Ti genjeshtarja e vetes tende.
Vetem nje molekule kujtimesh duhet dhe ty buzet te lagen, kurse nga trupi teshat i flak, me force.
Dhe e shikoj si ju dorezove atij casti kujtimesh, si dikur krejt lakuriq.
Befas u rrenqethe, me vrull e shkunde trupin, se ke frike te kujtosh. Ke frike se ai cast te con ne detin e kujtimeve, pikerisht tani ne kohen qe mendon te harruar te mbuluar nga pluhuri i viteve .
Ke frike, ke shume frike te pohosh se dikur ketu ne kete qytet ke jetuar ate endrren e bukur te dashurise.
E pashe koken si e mohoi me nje levizje ate cast kujtimesh, koken nuk e ktheve me nga une, nuk i durove dot veshtrimet e shpirti tim, se e di shume mire:
Perseri puthjet, ato puthje te zjarrta te dritherojne si dikur si atehere jam krejt i binudr se ashtu do ti ndjesh me tere madheshtine e tyre me forcen me thellesine e tyre, me ndjeshmerine e tyre…..