Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritLasgush Poradeci-Dremit Liqeri

Lasgush Poradeci-Dremit Liqeri

Dremit Liqeri

Mi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.


Posi me flake u ndes e kroj,
E vetëtiti plot magji,
E ylli i ditës perëndoj
Në qetësi dhe dashuri


Tashi po shuhet nënë mal
Qytet’i ngrysur në zi.
Po ndizen yjte dal-nga-dal
Plot bukuri! plot fshehtësi!


Në këtë çast perëndimor,
Ndaj po më dehen sytë e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
M’a frymezon nja mall i ri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT