Tuesday, August 5, 2025
BallinaSportUnitedi, fiton me përmbysje ndaj Forestit

Unitedi, fiton me përmbysje ndaj Forestit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.

Foresti e nisi mirë ndeshjen duke shënuar dy gola brenda katër minutave. Fillimisht realizoi Aëoiyi, në minutën e 2’ dhe në të 4’, Boly.

Ndërsa, Cristian Eriksen e ngushtoi epërsinë e Forestit, me një gol në minutën e 17’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Casemiro e barazoi rezultatin me një gol në minutën e 52’.

Foresti mbeti me një lojtar më pak në lojë, Ëorrall u ndëshkua me karton direkt të kuq, në minutën e 67.

Për golin e fitores për Djajtë e Kuq u përkujdes Bruno Fernandes, në minutën e 76’.

Unitedi pas fitores kalon në vendin e pestë me gjashtë pikë, pas tri ndeshjeve. /Klankosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT