Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MË DUAJ ,A MË SHAJ

Valbona Kolaveri-MË DUAJ ,A MË SHAJ

MË DUAJ ,A MË SHAJ

Më duaj,
A në daç më shaj

Dhe më thuaj
Zanë jam,
Apo shtrigë,
Që të vodhi ëndrrën

Që pi në gjithë krojet
E mendimevè të tua

Në daç,
Të çmendur
Më quaj

Ëndrrën ta kam marrë
Ta dish

E të përshkoj me varg
Në secilin fill dashnie

Me shpirt e qepa këngën
Dhe ëndrrës ta dërgoj
Sërish

E tash
Në daç me erën
Më ndiq

Se me gjylpëra sysh
Ëndrrash
Do të ildis

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT