Fund java e fundit e gushtit e ka mbushur Ulqinin me turistë nga vende të ndryshme e ku edhe sivjet prijnë kosovarët.
Kolona të gjata shihen gjithanedej qytetit sidomos nga plazha e vogël kah e madhja dhe anasjelltas.
Po ashtu edhe plazhet janë thuajse plotë me turistë.
Mbi 160 mijë turistë zyrtarisht ishin në Ulqin sivjet, të cilët kanë fjetur hiq më pak se 1 milionë netë.
Derisa qindra mijra tê tjerë ishin të paregjistruar.
E njëri ndër plazhet më të mira në Ulqin është MCM e cila shtrihet tek plazhi i madh dhe posedon mbi 350 shtretër. Pos shtretërve të llojeve të ndryshme, MCM ka edhe një numër të madh vilash pranë, ku nuk mungon as pishina afër detit e po ashtu edhe restoranti i klimatizuar. ku ofrohen ushqime të cilësisë së lartë.
Pronari Hajdar Murati, tregon se MCM ofron kushte komode për turistët dhe atë me çmime të arsyeshme.
Ai tregoi se ofrojnë shtretër të ndryshëm që janë ndërmjet plazhit dhe resturantit, si dhe vila për akomodimin e turistëve, e të cila po ashtu e zbukurojnë edhe më shumë MCM.
Ai tregoi se kanë edhe restorantin, i cili është i vetmi aty pari i klimatizuar.
Hajdar Murati shprehet i kënaqur me ecurinë e sezonës turistike për sivjet, ku sipad tij gushti ishte më i miri.
Pronari i plazhit MCM shpreson të ketë mot të mirë e turistë edhe në shtator.
Huazuar nga: Toskanapress.info