Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritXhafer Bytyqi-NJË GOTË VERË

Xhafer Bytyqi-NJË GOTË VERË

NJË GOTË VERË

Ma mbush një gotë verë kamarier
Nga rrushi i Rahovecit e dua
Nga ato kokrra ngjyrë ari të jetë
Mbushe një gotë për mua


Ma mbush një gotë verë kamarier
Nga rrushi shardone të jetë
Të shkëlqejë ngjyra e artë
Pak shije franceze të ketë


Mbushma një gotë verë kamarier
Sonte kam vendosur të pi
Të dehem me verë Rahoveci
Ta heq nga gjoksi këtë mërzi


Mbushma një gotë verë kamarier
Të pres më gjatë shpirti im s’duron
Për dashurinë që nuk është këtu
Për dashurinë që sonte më mungon

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT