ZEMRA FLET EDHE KËSHTU
Zemra flet edhe kështu
Sa herë përmënd emrin tënd.
Në ekstaza dashurie
Është një klithmë që më çmend.
Dhe më trazon krejt qelizat
Me ca prekje drithërimë.
Herë na ndan herë na bashkon,
Kur dy trupa në një rrinë.
Qënka emocion i ri,
Që der sot s’e kam provuar.
Më kujtohet thënie e vjetër,
Ndjehesh kështu e dashuruar.
Dashuria të ndryshon,
Dhe të bën tjetër njeri.
Paçka se ne s’e pranojmë
Brenda rënë kemi të dy.
Zemra flet edhe kështu
Kur kujton ti timin emër.
A ta thashë që në fillim,
Që nuk isha si çdo femër??