Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritLlesh Ndoj-Për ku?

Llesh Ndoj-Për ku?

Për ku?

Drejt Perëndimit,
me kryet nga Lindja,
ecim kuturu…
Sa bëjmë një hap para,
erë na merr mendja,
O, ku-ku!


Rendim e rendim,
ka na qojnë këmbët,
e quajmë ecje…
Si kali rreth lëmit,
tu u sjellë pa ndal,
(me krye n’hu)
gjersa të ngecje!


Keqas ngatërrue polet,
Lindjen dhe Perëndimin,
t’pa orientue…
Nisemi drejt Parajsës,
udhën pa e ditë,
n’Ferr tu përfundue!

Ecim kuturu,
me këmbët, pa mend
Ah, medet!
Polet i kem’ ngatërrue,
rreth hurit tue sjellë,
krejt t’mbytur në det!


N’detin e pafund,
t’marrëzisë tonë,
zhytemi përditë…
Lindjen as Perëndimin,
Ferrin as Parajsën,
s’na i shohin sytë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT