Friday, November 22, 2024
BallinaLajmeReshjet krijuan panik tek pushuesit në plazh, Vlora kalon rrezikun e përmbytjeve

Reshjet krijuan panik tek pushuesit në plazh, Vlora kalon rrezikun e përmbytjeve

Rreziku i përmbytjeve në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, ka kaluar.

Kështu ka deklaruar për abcnews, meteorologja, Lajda Porja, e cila theksoi se tashmë era është problemi i mbetur në qarkun e Vlorës, ndërsa aty dhe në Shkodër do të ketë vetëm reshje të pakta të izoluara, përcjell klankosova.tv.

Ndërsa në Tiranë gjatë mesditës do të ketë reshje, por jo me intesitet për rrezik përmbytje.

”Ka qenë Vlora që ka marrë reshje gjatë natës dhe rrezikun e ka kaluar, problematike për qarkun e Vlorës do të mbesin stuhitë e erës të cilat do të sjellin problem në trafikun detar”.

”Në Shkodër përveç reshjeve të deri tanishme pritet që nga një celulë të krijohen reshje gjatë pasdites me ndonjë problem por reshjet janë të përkohshme. Është çështje minutash përsa i përket nisjes së reshjeve në Tiranë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT