Friday, August 8, 2025
BallinaSportShkëlqimi i Xhakës në prag të udhëtimit për në Kosovë

Shkëlqimi i Xhakës në prag të udhëtimit për në Kosovë

Pas vetëm dy ndeshjeve, e gjithë Bundesliga po flet për Granit Xhakën. Pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj Gladbachut, ka lavde nga të gjitha anët”.

Kështu ka shkruar të hënën mediumi i njohur zviceran “20 Minuten”. Ky medium ka paraqitur momentin e mirë të cilin po e kalon Granit Xhaka pas kthimit në Bundesligë.

Forma e Xhakës është “çështje” edhe për Kosovën. Ai është kapiten i Zvicrës, kundërshtares së ardhshme të Kosovës në kualifikimet për “Euro 2024”. Xhaka pritet ta udhëheqë Zvicrën në fushë në ndeshjen në “Fadil Vokrri”, më 9 shtator. Dhe forma e lartë e tij në fillim të edicionit nuk është lajm i mirë për drejtuesit e përfaqësueses së Kosovës.

Xhaka, 30-vjeçar, la Arsenalin për ta vazhduar karrierën te Bayer Leverkuseni në Gjermani. Kishte paraqitje të fuqishme ndaj Leipzigut, në fitoren 3:2 në xhiron hapëse. Të shtunën luajti tjetër ndeshje të madhe në fitoren 3:0 ndaj Borussia Moenchengladbachut, ish-skuadrës së tij.

“Kam ardhur këtu për të bërë pikërisht këtë që po e bëjmë tani”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes me Gladbachun. Dy pasime të Xhakës nisën aksionet që përfunduan me gola të Leverkusenit.

“Jam i lumtur që mund ta ndihmoj ekipin me pasime të tilla, me personalitetin tim dhe përvojën”, ka thënë Xhaka.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT