….Studente e bukur plot hire dhe freski. Kuptohet që meshkujt më vinin shumë rrotull por nuk pranoja nuk dëshiroja të kisha një “aventurë”, por mendoja që të arrija të njihja shokun e ardhshem të jetës time….
Në vitin e dytë edhe unë shpresova se e gjeta “shokun e jetës”.
Një çun i bukur me temperament, tepër i komunikeshëm.
Dy vjet zgjati dashuria jonë, që une e quaja “ideale”.
Por një mbremje kur po kthehesha në konvikt se isha diku për darke tek njerëzit e mi në Tirane, kur kaloja në “Rrugën e Elbasanit”, u shtanga i dashuri im me një vajzë tjetër po zbrisnin nga kodrat e Liqenit të përqafuar. Ishte orë e vonë. Nuk e mendoi se mund të përballej me mua.
Pa hezitimin më të vogël u ndava me të.
Rrugët tona morën drejtime të ndryshme. Por interesimi im ishte për ecurinë e “djaloshit” të paqëndryeshëm në karakter.
U martua me atë vajzë, por paqëndrueshmeria e tij vazhdonte.
Më vonë mora vesh se kishte maredhënje me vajzën e një fuksionari të lartë, madje kishte dhe një fëmi me të.
Gruaja e kishte marrë vesh dhe e “fali”. Nuk u ndanë.
Kjo i perket historise time para 23 viteve.
Nuk ka shume kohe dhe me ben kerkese, pikerisht”djaloshi” plagprishes. E pranova me idene se mud te komunkoja me ate si mik i dikurshem, pa asnje qellim tjeter rikthim ne te kaluaren e dikurshme.
Mbase edhe pak dobesi e kohes se bukur qe kishim kaluar bashke.
Nuk me njohu. Kontaktin e pare ne mesenxher me shkruan:
-Sa vajze e bukur qe jeni, qenkeni dhe pothuajse moshatare me mua. Nga nje qyetet te dy dhe te mos ju njoh une. Tere vajzat e bukura te moshes time i kam njohur.
Mbiemri im ne fcb eshte ne gjuhen greke. Per ta sjelle “me kembe” me toke i dergoj nje fotografi te tanishme. Perseri nuk me njohu.
Se une ne ate kohe isha nje bionde e kendshme.
Pasi pa fotografine time me shkruan:
-Me mahnitet me bukurine tuaj.
Une e dija qe ishte i martuar por i bej pyetjen per te pare sinqeritetin e tij:
-Jeni i martuar.
Pergjigjen e tij e prisja se ja dija karakterin:
-Jo, per fat te keq nuk jam i martuar.
I dergoj nje fotografi ne nje moshe me te hershme. Perseri nuk me njohu. Atehere i dergoj nje fotografi te kohes, kur kishim lidhjen tone, bionde.
Mbeti pak caste pa kthyer pergjigje. Pastaj shpertheu:
-E dashura ime sa te kam kerkuar po nuk po te gjeja dot. Me humbe kam pyetur shume per ty po asnje nuk ma dha dicka te sakte. Prinderit e tu i shikoj cdo dite ne qyetin ku i ke lene ti.
Heshti nje moment dhe pastaj me shkruajti perseri:
-Kam pyetur kunatin tend dhe ai me tha qe ke qene per shume kohe e e semure.Sa kam qare per ty.
Te nesermen me shkruan perseri:
-Historine tone e di gruaja ime, por duke qene se jam njeri me emer ne qytet, nuk dua te publikohem shume ne fcb, eshte mire te komunikojme ne Whatsapp dhe flasim qete qete.
Me dha numrin e celularit.
Menjehere e hoqa si shok i bera bllok.
E lashe tej kraheve te mia bashke me kujtimin qe kisha per dy vjet me te.
Në ate moment e kuptova sa vendim të drejtë që kisha marë atëherë në moshën e rinisë, por një vendim i pjekur ndarja jonë ishte rrugë zgjidhja më e drejtë, më optimalja.
….Bukuria nuk shikohet nga pamja, por ajo është thellë në shpirt dhe nuk humbet apo trasformohet asnjëherë…..