Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-GËNJESHTAR

Valbona Kolaveri-GËNJESHTAR

GËNJESHTAR

Ti,
Endesh i paskrupullt
Merimangë,
Në pëlhurën e gënjeshtërt
Ditësh pa ngjyrë

Dhe zvarritesh
E pret të ndërtohesh
Mosbesimesh

Shtatë fashë lëkurē
Rreth e qark
Mbuluar unin tënd
Hijesh

Me egon gëlltitëse
Të një zvarraniku
Që këmbët nuk i duken

I gatshëm,
Të thërmosh kockë
E të përpish shpirt

Si një bollë
E shtrirë mes për mes
Imazhi yt
Në sytë e mi

Që vetëm rreket
Të mashtrojë
Në çdo kalim

E pak nga pak
Veç dukje qe
Në kohë skeptike
Kjo tentativë
Hipokrizi e çmendur

U mbet të kem
Intuitë,edhe durim
Edhe të sos
Udhë me ty
Gënjeshtar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT