RRËNJËTHELLËT
Evropa vithisi
rrënjëthellët.
Gojëlidhuri,
me shpirtin farmak
Gegën e Toskën
Të përsosur
I meku dhe i helmoi,por
nuk i nënshtroi dot.
Shumë Lisa i preu gojëlidhuri
Mali nuk u tha.
Rrënjët lëshuan filiza,
u shtuan, sa një dynja.
Dielli i Tokës Bekuar………..
shkriu akullin dhe dëborën.
Zhduku terrin e thellë
Ngazëllej rrënjëthellët
Krenar para botës …..