Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeFSK e gatshme të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të ushtrisë britanike

FSK e gatshme të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të ushtrisë britanike

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në hapat e fundit të përgatitjes për stërvitjen “Cambrian Patrol”, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë duke thënë që kjo është ngjarja kryesore  patrulluese e Mbretërisë së Bashkuar, me pjesëmarrës nga e gjithë bota, shkruan Arbresh.info.

“Ushtarët e FSK-së janë duke i dhënë hapat e fundit përgatitjes së tyre për stërvitjen Cambrian Patrol. Stërvitja rraskapitëse do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells dhe është ngjarja kryesore patrulluese, me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror Anglian janë në Kosovë për të mbështetur këto përgatitje duke ofruar njohuri mbi metodat e Ushtrisë Britanike dhe kushtet me të cilat ekipi do të përballet në Uells”, ka shkruar Ambasada.

Datat për këtë ngjarje në këtë vit janë 6 – 15 tetor./Arbresh.info

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT