Wednesday, July 16, 2025
BallinaKalendari EnciklopedikMbi çfarë baze quhem "tradhëtare"pse e dua shtetin e Kosovës?

Mbi çfarë baze quhem “tradhëtare”pse e dua shtetin e Kosovës?

Nga Mevi Rafuna

Në Shqipëri mediat shkruajnë me krenari për këmbet e Rrezarta Shkurtes dhe parcelat me drogë të burrit të saj (nipi i Enver Hoxhes), ndërsa në çdo dalje publike Princ Leka akuzohet se gjyshi i tij Mbreti Zog e paska vjedhur arin. Mbreti Zog pas Skenderbeut,ka meritat më të mëdha në europianizimin e Shqipërisë,në veçanti emancipimin e femrës shqiptare sepse feregjet i ndaloi me ligj.

Poeti i madh Mitrush Kuteli u dënua me burg nga komunistët pse e shkroi vjershën epike “Jam shqiptar e kosovar”. Që nga viti 45′ politika zyrtare e Tiranës është kundër Kosovës. Dhe nuk është për çudi sepse një vlleh – gjenetikisht e ka më të afërm një serb sesa një dardan. Dhe është normale që dehen me këngët e Bregoviçit dhe Ceces.

Edi Rama e quajti rrëmujë Masakrën e Reçakut dhe disa persona në Kosovë ende e pëlqejnë dhe e marrin për të “mençur”. Në kujtimin tim si fëmijë ende e kam vajin e atij djali të ri, që e pa tmerrin e asaj masakre. LPK- ja së bashku me Marenglenat e rrejtën dhe e shkatërruan popullin e Dardanisë. Koha do e shpalosë “patriotizmin e tyre”. I gjetën disa zgjyra për me luftu Aristokracinë Dardane. Zhgyri i pa ditur, pa karakter dhe pa përvoj për pak pushtet e vranë edhe baben e vet.

Në opinion u krijua ndasia kush nuk është me ta është tradhëtar. Ashtu si edhe sot televizionet e Kosovës- etiketojnë çdo njërin që e do dhe e pranon shtetin e Kosovës si “tradhëtar”.

Veprës Frankenstein të LPK- së dhe Marenglenave i ka ardhur fundi. Ndaq bertitni, ndaq tranohuni se askush s’ka me ju shpëtu nga ajo që keni mbjellë. Në Ulpianë ku u gjet mbishkrimi i Justinianit, ka folur prapë universi. Ky popull i vuajtur do e rindërtoj Dardaninë përsëri! Volteri i madh kur nuk diti si t’iu përgjigjet armiqëve të tij tha: Zot boni armiqtë e mij të duken qesharak. E këta janë ba ma zi se cirku sepse askush ma mirë se shpirti i tyre nuk i di të zezat dhe komplotet që i kanë ba.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT