Presidenti i klubit “Drita”, Valon Murseli, ka reaguar në rrjetin social Facebook për mosthirrjen e lojtarëve nga Superliga e Kosovës për ndeshjet e kombëtares së Kosovës.
“Rron Broja dhe Edvin Kuc po shkëlqejnë që sa kohë në kampionatin tonë dhe garat evropiane. Megjithatë ata nuk ftohen nga Kombëtarja e Kosovës dhe në atë pozitë tani e sa vite luajnë mbrojtësit… Kanë mbetur edhe katër ndeshje, duhet t’i jepet hapësirë edhe futbollistëve nga Superliga”, ishin fjalët e Murselit.
Kujtojmë se Kosova humbi ndeshjen ndaj Rumanisë me rezultat 2-0, dhe i ka zbehur gjasat për kualifikim në Euro 2024.