MOS MA MBYLLNI PLAGËN
Mos ma mbyllni plagën
Që më kullon vrerë
Lerëni derisa unë të vdes
Lerëni që dhembja të rrjedh
Në çdo pranverë
Se dhembja është e bukur
Kur ke për kënd ta ndjesh
Agimeve të mëngjesit
Rrezet e diellit mos ia fshiheni
Se në ato rreze dielli
Ngrohtësinë e shpirtit të Ernes
Do ta keni
Ah ,sa do doja në muajin maj
Të vdisja edhe unë
E ti mbyllja sytë në datën 18-të
Atë datë që Erna ka ndërruar jetë
E kur të bie muzgu i mbrëmjes
Të vjen shkëlqimi i Hënës
Në atë mbrëmje
Erna do të qëndroj
Në preherin e nënës.