NËN KURORA LUSHESH E FLAMUR KUQ E ZI
(Besim Latifi e Skënder Monolli)
Rrugët e Pollatës u kthyen në gurë varresh
Atje jehonte kënga me Besa-Besë për Liri
Për tokën që po gjëmonte nga këmba e zezë
Nga çizmja e gjakatarit të Serbisë Fashiste.
Ditën u shndërruan në lule të kuqe gjaku
Flamuri mbuloi dy trupa të njomë për liri
Dheu i tokës e përqafon Besimin e Skënderin
Aty tek koka ju rri një guri i bardhë i Kosovës.
Azizja me shaminë e kuqe po i fshin gjakun
Gjakun e trupit të heronjve të Llapit e atdheut
Për ditë të tëra duke i mjekuar plagët trimave
Që trupin e përgjakën për nder dhe liri atdheu.
Atje dëgjohen telat e çiftelisë në trevën e Llapit
Nën tingujt e lahutës po varrosen të dy heronjtë
Shumë gra dhe burra iu qëndrojnë të koka e tyre
Kurora lulesh e flamurin kuq e zi iu ra mbi varre.
Nënat me lot në sy e dhimbje në shpirt kanë
Pranë varrit të tyre e në kokë shami të bardhë
Nuk vdesin trimat por sot po lindin në këtë tokë
Besimi e Skënderi janë lule që çelin për çdo mot.
