LËNDIM E MALLKIM
Bashkë nuk ia dolëm dot
Edhe pse në heshtje
U dashuruam
T’ia pranonim njëri tjetrit
Nuk guxuam
Ishte frika ajo
Nga një humbje tjetër
Nga një lëndim
Apo mallkim
Sa ëndërra kishim
Vetëm Zoti e di
E tash në këtë hapësirë
Të zymtë, pa ty
Sa shumë më dhemb
Kjo zemër e lënduar
Sa shumë dhembin
Kujtimet për ty