Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritSteliana Natasha: NË RRUGËN E KOHËS

Steliana Natasha: NË RRUGËN E KOHËS

Në rrugën e kohës përkulet balli

Nën mendime

.

Në urnën e Fatit ku sundon Jeta

dhe gjeniu i vdekjes.

Kozmosi mat vite drite në një sekondë.

E ardhmja me të kaluarën ngatërrohet.

A është kjo gjithçka e vjetër?

Apo krejt e re?

Koha Vjen?

Apo shkon?

Nga të gjitha paqartësitë

Kush kujdeset veç Fatit

Nëse kemi veç Rrezen e së tashmes.

Kështu… në pafundësinë e përjetësisë së thellë

Ti kërko ta gjesh të vërtetën tënde!

Përktheu Angela Kosta shkrimtare, poete, publiciste dhe Zv. Kryeredaktore në Albania Press

Poetja Steliana Natasha ka lindur në Rumani por jeton në Itali që nga viti 2007. Gjithashtu ajo është e dhe piktore e artit modern. Në Itali ka publikuar shumë poezi në volumin 4 të antologjisë: “Shkrime Poetike”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT