O ju malet e Shqipërisë.
O ju fushat ,e mëmëdheut.
Sa kam mall a e dini.?
Po ti kthej ata në lot.
Mbushet plot e shpërthen Drini.!
S’dua lot e të qaj.
Dua gëzim, në shpirtin tim.
Hapni krahët e me pritni.
Do të vij ta puth tokën.
Ku kam lindur e vënë kokën.!
Do ta mbush dorën me dhe.
Ti them, i bekuar je.
Do ta mbush grushtin me ujë.
Të laj syt.
T’ më shtoj, drit…..!!
Unë jam i mërguar.
Shpirt i përmalluar.
Për nënë babë,vëlla motër.
Për një mëngjez Shqipërie.
T’dal n’të gdhirë,ti ndigjoj shije.!
T’më zej mbrëmja n’rrugëtim.
T’shijoj diellin,n’ perëndim.
Ti hedh sytë andej nga deti.
Të thërras me gjithë zemër.
Mëmëdheu,në shpirt mbeti….!!