Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeEULEX-i bastis një shtëpi të një ish-ushtari të UÇK-së në Kodrën e...

EULEX-i bastis një shtëpi të një ish-ushtari të UÇK-së në Kodrën e Trimave

Njësitë e Policisë së EULEX-it janë duke e bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, shtëpia është e Behar Berishës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.

Sipas këtyre burimeve, supozohet  se do të ketë edhe arrestime.

Përndryshe dje me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, zyrtarë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it.  Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.

“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale ‘pengim i drejtësisë’. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, tha Shala për Klankosova.tv.

Tutje, Shala tha se pas ekzaminimit të telefonit të Mustafës atëherë do të vërtetohet se nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e Prokurorisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT