Këshillë!!!!!
Jam’ inatosur gjer në palcën e shpirtit tim
me rrotullimin e madhërishëm të rruzullit tokësor.
Vështrim’thershëmin e paqtë të trandafilit
hierakinë moderne në të padukshmin sipërfaqësor.
Përflakem, mendim’hedhur hirit të lagur
Idetë i thyej copa copa shpirt’plasur.
Jam inatosur me ty o kujtim brishtëzak.
Si neperkë më zhdukesh
në verë më kthehesh prap.
Ju betohem me gurët e varrit rëndë shamatova
u përdallka, u përlota përsëri durova.
Me ty dheu i prehjes pa fjalë
do hahem dhemb për dhëmb dredhinë kurr sta fal.
Atje këmb’kryq tundimeve të tua
do ulem si furtuna e furtunës shpirtërore.
1000 herë në nuserofsh si bora mbi ftua
të shuaj me forcën e zemrës që dot ti s’ma more!