Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-SHPIRT QË NUK HUMB

Valbona Kolaveri-SHPIRT QË NUK HUMB

SHPIRT QË NUK HUMB

E zeshkēt imagjinata
Në ditë netë të lodhuna

Pritjes,
Ku të kesh
Të mbështesësh kokë

E të jesh,
Ashtu e fortë
E pathyeshme në shpirt

Të luftosh me djajtë,
E t’u bëhesh mik ëngjëjve
Në orët e tyre qiellore

Tē lutesh,
Në kufijtë e të pamundurës
E t’ia dalësh çdo sekond,
Se të duhet,
Të jesh aty
Për ditën që vjen

Dhe pse thyen veten,
Në besimin,
Se një ditë
Do të bëhet më mirë,
E sigirtë?

Mjafton,
Dhe mundesh
Vetëm të duash
Edhe pak më shumë
Nga ajo që bëre dje

Guxim dhe shpirt
Nëse i ke,
Dhe faljen qiellore
Të të falë paqe me veten
E të të japë fat
Ty shpirt që nuk humb.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT