Kahrë errsira mbanin të mbuluar horizontin
Skenare që vrisnin njerzit e pa fajshëm
Ata që nga lart bënin trysni e diktat
Mbi popull e përvuajtur që kërkonte Liri
.
Kaher errsirat e dendura shoqëroheshin me demon
Mbi popullin e përvuajtur sillnin varfri e mjerim
Andej të mbetur nën mëshirën e padronit milioner
Aty ku mbretëron diktati Fam zi
Kaher flitej e trumpetohej nga lojalistat
Ku luheshin lojra mbi fatin e popullit
Andej ku rrezet e djellit së depërtonin dot
Në luginën e ujqërve ku toka u Lante me gjak.
Kaher s’kishte pranvera me lule
Nga hijenat vrastare që lanin token me gjak
Hijena e trathëti që s’u ndalen kurrë
Që donin ti vrisnin e të derdhnin gjak
Kaher edhe sot ende sillet trathëtija
Lojrat e skenaret që s’u ndalen kurrë
Në këmbë u ngrit populli e UÇK- ja
E sot kemi lirinë e shqiponjat mbi Flamur..
Kosovë e ty mëmëdheu që të falem jeten
Ju vllezer e motra ju rrugtues lirie
Do jemi të bashkuar në besa e në fjalë
Do mbrojm Atdheun e kombin shqiptar