NUK ERDHI MË POETI
Kushtuar poetit Xhevdet Bajraj
Vreshtave të qytetit erdhi shtatori me shi
më trishtuar s’e vitin që shkoi
kur i vështrojë fushat e gjera me sy
ngrohtësinë e dashur të diellit e kishte marrë me vete
vjeshta parimisht kishte ardhur më herët sivjet…
u dëshpëruan hardhitë
nuk erdhi më poeti
kokrrat e rrushit piqte kalaveshë rritur për ty,
të ngjitur në lastarët e zhveshur me fletë
kontrollonte pamjet në çdo anë,
prekte me dashuri qetësie
lëngu i ëmbëlzohej për ndjesitë e tij
ndër vreshta për më të ëmblin musht…
u pikëlluan hardhitë
nuk erdhi më poeti
të bëhej gati ta hidhte në kafi,
kafini t’i gëzohej mbushjes me rrush
vreshtat e qytetit e pritnin me mallin në sy
t’i vizitojë, t’i kokërrojë, t’i shijojë,
mendjen i donin që shkruante vargjet poezi
kur vinte për t’i vjelë vet ai…
pashë hardhitë të qanin prej ngashërimit
nuk erdhi më poeti,
pse nuk erdhi më poeti?