Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-A KA TË NESËRME?

Valbona Kolaveri-A KA TË NESËRME?

Në klithmat e natës
Të etur djajtë

Tek kërcejnë
Vallen e çmendjes sē tyre
Rreth zjarrit të inatit

Sa mundin
Të grisin shpirt
Në rrathët e ferrit
Ulërasin çmendinë

Epërsi e tyre
Mosbindjet e vetvetes,
Turfullojnë
Në kurthet e territ

Mbushur kacekët,
Vrer,
Rrotullohen së prapthi
Kutërbimeve të pista

Edhe shfryjnë
Pa drojë
Flliqësitë

Hijet
Po lëkunden shpirtrash,
Ku ëngjëjt,
Po kërkojnē jetë

Qiejve,
Ku prangoset drita

Pa frymë shpirti
Duart nën zinxhirë
Angështitë

Nën përqafime
Të heshtuna
Me veten,
Lutjet po shkrumbohen hi
Këmbanave drejt pritjes

Pa ta
A ka të nesērme?
S’e di.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT