Wednesday, December 4, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-NJË MALL DASHURIE

Petro L. Sota-NJË MALL DASHURIE

NJË MALL DASHURIE

Je kaq e bukur, s’di me kë të krahasoj,
Ti nuk je imazhi, që dhe mund të tretët,
As si pikë vese, që mbi gjethe do pikoj,
Por je një muzë, je frymëzim për poetët.

Një poezi si ata të shkruaj doja dhe unë
Por sikur më thahet pështyma në gojë,
Je aq tërheqëse, sikur më deh me opium,
Dhe si i përgjumur ndonjëherë të vështroj.

Dhe me orë të tëra, rrija duke të pritur,
Që të shihja kur të vije e vetme fillikat,
Ti të gjithë ne, na ke bërë si të lajthitur,
Me këmbët e bukura, kur ecje, trak trak.

Të shihnim dhe mendonim në heshtje,
Se kush do të merrte, do e kishte atë fat,
Ndërsa ti kur kaloje, lije një buzëqeshje,
Disi të veçantë, jo ashtu si të gjitha gratë.

Nuk e di, se si ta quaja atë buzëqeshje,
Që ti me buzën tënde, aty ne na e lije,
Si një shkreptimë rrufeje, por pa rreshje,
Na godiste në shpirt, një mall dashurije.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT