Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, tha se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë, pas paraqitjes së tij kundër Borussia Dortmundit.
Mbappe shënoi një penallti në minutën e 49-të, përpara se Achraf Hakimi të shënonte golin e dytë, ndeshje të cilën e fituan parisienët me rezultatin 2:0.
Enrique përpos lavdatave si lojtar që i dha Mbappes, e vlerësoi atë edhe si njeri me cilësi të mira, ku tha se ai është një person i buzëqeshur.