PARA SE TË EKZISTOJE”
Para se të ekzistoje
veç një mendim ishe në shpirtin tim
dhe para se të flisje fjalët e tua i dëgjoja.
Për vite vetmia
shoqëruesja ime njësh me yjet është bërë
ku dëshirat i shpreh akoma duke shpresuar.
Para se të të takoja
parfumin tënd njihja
e para se frymë të merrje
shpirtin tënd ndjeja.
Zogjtë shoh…
lutem e dëshira vazhdoj të shpreh
Para se të imagjinoja
një rreth vizatova
aty brenda ty dhe veten time shoh
kaq e mbrojtur, e bekuar.
Para se të më puthësh
buzët e tua ndjej
trupi yt si rruzull zjarri
gadalë më djeg.
Ti largohesh… por unë
kurrë nuk do të them lamtumirë!
Eva Petropoulou Lianou ka lindur në Xylokastro të Greqisë. Që në rininë e saj ajo e ka dashur shumë gazetarinë kështuqë në vitin 1994 punoi si gazetare në gazetën franceze “Le Libre Journal” por dashuria për vendlindjen e saj e bëri të kthehej në Greqi në vitin 2002. Ajo ka botuar disa libra të cilat po i përmendim më poshtë: “Unë dhe vetja tjetër, imja hije” botim nga Saita, “Geraldina dhe kukuvajka e liqenit” i cili është përkthyer në anglisht dhe frëngjisht, si dhe “Vajza e hënës”, i ribotuar 4 herë në: greqisht dhe anglisht, botim nga Oseloto. Veprat e saj janë përfshirë në Enciklopedinë Greke Haris Patsis, (faqja 300). Librat e saj janë miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës së Qipros, tē disponueshme në bibliotekën e nxënësve dhe mësuesve. Librat e saj të rinj: “Zana e Amazonës Myrtia”, kushtuar Myrtos me aftësi të kufizuara dhe” Lefkadios Hearn – Mitet dhe Historitë e Lindjes së Largët”, ilustruar nga piktorja Sumie Dina Anastasiadou, i botoi në vitin 2019. Eva Petropoulou Lianou botoi së fundmi librin e saj “Aventurat e Samurai Nogas” në gjuhën angleze nga shtëpia botuese “OntimeBooks” me qendër në Angli. Ajo bashkëpunon me Revistën Letrare “Revista poetike”. Eva Petropoulou Lianou është gjithashtu partnere në Unionin Ndërkombëtar Letrar me qendër në Amerikë. Ajo bashkëpunon shpesh për promovimin e letërsisë dhe promovon veprat e poetëve grekë. Eva Petropoulou Lianou është gjithashtu anëtare e “Shoqatës Alia Mundi”, si edhe “Shoqëria Ndërkombëtare e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Greqisë”, “Shoqëria Pireus e Letërsisë dhe Arteve” si dhe e Shoqërisë së Shkrimtarëve të Korintit.
Ajo është gjithashtu Presidente për Greqinë në Shoqatën “Mille Minds of Mexico”, Ambasadore Ndërkombëtare e “Magazine Namaste Indi”, Këshilltare dhe Kryeredaktore në Revistën “Hubei – Kinë”, Këshilltare dhe Anëtare e bordit redaktues “Las Olas del Arte” në Belgjikë, Presidente dhe Përfaqësuese e Greqisë në Global UHE Peru, Ambasadore Botërore e Akademisë Ndërkombëtare të Etikës në Indi dhe Kryeredaktore në Revistën “Akeroni” në: Greqi e Vietnam.
Përgatiti dhe përktheu: Angela Kosta poete, shkrimtare, përkthyese, publiciste dhe Zv Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.