Friday, May 9, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Legjenda e Kalasë së Rozafës

Gjelina Maçi Keci-Legjenda e Kalasë së Rozafës

Nga kohët e vjetra na vjen një rrëfim
Është legjenda e kalasë pranë Bunës,
Kur muret ngritur ditën binin në agim
Ngrihej kalaja e Rozafës, aty ndanë udhës.


Tre vëllezër muret me mund po i ngrinin
Mërzitur nga kjo çudi që muri rrënohej,
Një plaku të urtë i kërkuan mendimin
Kjo punë e mbrapshtë më tej të mos vazhdohej.


Porosia që morën ishte vërtet e rëndë
Në themelet e kalasë dikush duhet të flijohet,
E gjallë të muroset një nga nuset nënë
Po deshët më tej që kalaja të mos rrënohet.


U menduan vëllezërit, u vunë në siklet
E lanë të flijohet kush bukën do t’ua çojë,
Dhanë besën mes tyre të mbetej sekret
Asnje nga nuset të vërtetën mos e kuptojë.


Dinakeria e njerzve nuk kishte kufi
I theu dy nga vëllezërit, nuseve u treguan,
Vëllai më i vogël porosinë e ruajti në gji
E kështu Rozafën në themel e ngujuan.


Dhe Rozafa u nis në mëngjes pa radhë
Bukën e përditshme vëllezërve t’ua çojë,
Pa u penduar fare e murosën të gjallë
Kalaja me emrin e saj për jetë do të rrojë!


Rozafa e murosur amanet la një fjalë:
Përjashta të më lini zbuluar njërin gji,
Çdo ditë kur tim bir uria ta marr,
Ma sillni mua qumësht tek unë të pijë!


Gjiri i Rozafës qumësht ende pikon
Malli për fëmijën është simbol përkëdhelie,
Syri i saj nga zemra ende loton
Rozafa mbeti si legjendë dhembshurie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT