Friday, January 3, 2025
BallinaVitrina e libritBotimet e rejaDoli nga shtypi libri i autores Fjolla Muhaxhiri Agusholli i titulluar "Trëndafili...

Doli nga shtypi libri i autores Fjolla Muhaxhiri Agusholli i titulluar “Trëndafili që nuk e vyshken stuhitë”.

Doli nga shtypi libri i autores Fjolla Muhaxhiri Agusholli i titulluar “Trëndafili që nuk e vyshken stuhitë”.

Pas debutimit me sukses në letrat shqipe me poezi, Fjolla iu rrek pasionit të saj të shkrimit dhe kësaj radhe deshi ta sfidojë vetën edhe në prozë, duke e sjellë para lexuesit romanin e saj autobiografik të titulluar “Trëndafili që nuk e vyshken stuhitë”.

“Trëndafili që nuk e vyshken stuhitë” është një dedikim ndaj magjisë së tregimit. Është gjithashtu lloj i romanit që ka një histori të rrëfyer me zemër, lloj që të bën ta duash të thellohesh në lexim dhe të humbësh veten për disa orë, duke e shijuar vërtet rrëfimin.

Fjolla Muhaxhiri Agusholli ka shkruar për udhëtimet me njerëzit e saj më të dashur, për përballjen me sëmundjen, me verbimin, me njerëzit që e rrethonin dhe nuk po e kuptonin ose po e shikonin me mëshirë e indiferencë, për dashurinë plot afsh, për prindërit, vëllezërit, shoqen e saj të shpirtit, Mimozën, bashkudhëtarin e jetës Shpëtimin…

Ajo ka shkruar për veten në veten e parë. Dhe pavarësisht motivit libri është mbi të gjitha një si fotoreportazh i një gruaje të bukur që është deri në palcë e sfiduar nga jeta, pasi që nuk ka asgjë për të humbur, që dëshiron të mbetet një grua e përkushtuar për burrin e saj, për familjen dhe shoqërinë.

Botues:

Sh.B. “Thesari”, Prishtinë

Redaktor:

Demir Reshiti

Recensensues:

Mentor Mripa

Redaktor gjuhësor:

Arton Ahmetaj

Ballina:

Rita Laja

Përgatitja teknike:

LeoTrimi

Shtypi:

Lena Graphics Design, Prishtinë

Autores i urojmë suksese të reja në krijimtarinë artistike dhe nga pena e saj presim botime të tjera. (D.Reshiti)

Fjolla Muhaxhiri Agusholli

Ftesë

Me 21 09 2023 ditë e Ejte do të bëhet promovimi i librit tim Trëndafili që nuk e vyshkën stuhitë, në Institutin Albanologjik në Prishtinë kati i parë në orën 14, jeni të mirëseardhur, me respekt për të gjithë ju Fjolla.🩷

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT